MARKETINGU

Marketingu është një nga segmentet më të rëndësishme që e krijon imazhin e një kompanie dhe ndihmon në përmirësimin e rezultateve financiare.

Gjatë 10 viteve të fundit ne jemi përfshirë në krijimin e imazhit tek klientët tanë, duke i furnizuar me produkte marketingu të brenduara dhe shpesh të personalizuara, të cilat zgjidhen me kujdes që të përputhen me imazhin e kompanisë. Në këtë segment klientëve tanë u ofrojmë produkte marketingu tërësisht të brenduara dhe të personalizuara, me punim klasik ose të veçantë, dizajn i plotë grafik, vulë standarde dhe digjitale dhe printim të banerëve dhe bilbordeve me dimensione të mëdha.

Në vitin 2009 ne u përfshimë në organizimin e manifestimit “Open Day”, bashkë me klientët tanë Sharrcem, duke pasur për detyrë të përgatisim bluza, kapela dhe dhurata të personalizuara dhe të brenduara, të organizojmë mbrëmje për të ftuarit dhe lojëra për fëmijët, porta për t’u uruar mirëseardhje vizitorëve dhe në dizajnimin e CD-së multimediale nga ngjarja.

Në vijim janë dhënë disa nga produktet për klientët tanë:

•    Totemë
•    Broshura
•    Këmisha
•    Bluza
•    Kapela
•    Kalendarë (të personalizuar)
•    Agjenda – blloqe (të personalizuara)
•    Flamuj
•    Banerë me dimensione të mëdha
•    Bilborde