Ila SHPK është themeluar si kompani eksporti-importi, që të bëj furnizime dhe dërgime të pjesëve dhe materialeve për kompanitë prodhuese në Maqedoni.
Besojmë se kapacitetet tona ndikojnë të përshtatemi lehtë dhe t’u përgjigjemi të gjitha kërkesave të klientëve tanë.
Që nga viti 2004 ne jemi partneri maqedonas i furnizimit dhe dërgimit të SharrCem SH.P.K (Sharr Beteiligungs GmbH) që gjendet në Kosovë. Ne e ndihmojmë këtë subjekt gjatë furnizimit me pjesë këmbimi dhe materiale konsumuese nga e gjithë Evropa, Ballkani dhe në veçanti nga Maqedonia.
Deri më tani ne kemi tregtuar mbi 600 produkte të ndryshme dhe si partnerë tanë afarist kemi mbi 100 kompani. Disa nga produktet që i tregtojmë janë: thasët për çimento, paletat, litarët e çelikut (kavot) për vinça, llamarinat metalike (të çelikut, Prochrom dhe HARDOX), kompresorët, pjesët elektrike dhe elektronike, vidhat dhe bazamentet e tyre, elektrodat dhe pajisjet për saldim, vajrat dhe grasot, gomat për automjete udhëtimi dhe vinçat pirun (pirunarë), mjetet për ngarkim, mobilet dhe veglat e vogla, pajisjet e sigurimit dhe shumë produkte të tjera.
Në Maqedoni ne marrim pjesë dhe materiale konsumuese në emër të kompanisë SharrCem SH.P.K, por njëkohësisht marrim pjesë dhe materiale edhe nga kompani të tjera me të cilat kjo kompani ka lidhur kontrata direkte. Gjithashtu përgatisim dokumentet e nevojshme doganore për eksport në Kosovë dhe organizojmë transportin sipas kërkesave të kompanive. Për momentin bëjmë eksport çdo javë, sipas nevojave të tyre. Në këtë mënyrë jemi në gjendje tu ndihmojmë kompanive në uljen e shpenzimeve, duke e ulur numrin e deklaracioneve të eksportit dhe duke e kombinuar transportin.
Gjithashtu kemi qasje të shpejtë dhe të rregullt në magazinat dhe depot doganore në rastet kur shfaqet nevoja për të njëjtat. Besojmë se përvoja jonë na bën fleksibil gjatë dorëzimit dhe eksportit të mallrave nga dhe në Maqedoni, Ballkan dhe Evropë.
Obligimet e rregullta lidhur me eksportin dhe importin ndikuan të lidhim kontrata serioze me kompani transporti dhe shpedicioni, me çmime të kontraktuara dhe të reduktuara paraprakisht, të cilat na bëjnë tepër konkurrentë.